Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka komentuar deklaratën e deputetit Halil Snopçe, i cili ka kritikuar ministrin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, lidhur me qëndrimin e tij ndaj ish-ministrave Artan Grubi dhe Ivan Stoilkoviq.
Ferati, i pyetur se cili nga dy paraardhësit e tij ka qenë ministër më i mirë, nuk kishte dhënë një emër, por kishte kritikuar të dy, duke thënë se njëri “nuk e bëri punën aspak”, ndërsa tjetri u mor me “simbolika dhe provokime”.
Taravari tha se kritika e Snopçes nuk kishte për qëllim lartësimin e Artan Grubit, por kundërshtimin e krahasimit të tij me Stoilkoviqin.
“Nuk mund të thuash që Artan Grubi, me të gjitha dobësitë, është në listën e zezë. Ne e kritikojmë për të gjitha gjërat e këqija, në qoftë se ka dhe i konstaton gjykata dhe nuk ka dyshime. Mënyra si e ka udhëhequr ministrinë, plot kritika. A është në rregull ta krahasosh Stoilkoviqin me Artan Grubin? Është nonsens, edhe pse kam 1.000 kritika për Artanin”, deklaroi Taravari.
Sipas tij, dallimi mes dy ish-ministrave qëndron edhe në politikat që kanë ndjekur ndaj shqiptarëve.
“Artani ka avancuar 1.000 shqiptarë, ka punësuar dhe ka ndihmuar, ndërsa Stoilkoviqi ka bërë të kundërtën. Këtu ishte kritika e Halil Snopçes. Nuk e lartësoi Artanin”, tha Taravari.
Taravari: Kam biseduar me Mexhitin para se të largohesha nga VLEN-i, i propozova të bëhemi bashkë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ndër të tjera, ka folur edhe për momentin kur është larguar nga VLEN-i dhe për një bisedë që ka zhvilluar me Izet Mexhitin në atë periudhë.
Të ngjajshme

Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së
Taravari tha se gjatë asaj kohe i kishte propozuar Mexhitit që të bashkoheshin, ndërsa sipas tij, Mexhiti i kishte thënë se do të vazhdonte me VLEN-in.
“Unë nuk kam informacione të atilla. Vetëm se e di që, kur jam larguar nga VLEN-i, kam biseduar me z. Mexhitin personalisht. Mirë është të bëhemi bashkë, edhe pse unë kam pasur problem me Ziadinin në atë kohë, ishte pjesë e Frontit. Ti ke problem me Aliun. Mendoj se këtë periudhë duhet të jemi bashkë. Plus, kanë pasur edhe dy dëshmitarë, shokë tanë të përbashkët. Ai më pati thënë: ‘Nuk e mendoj ashtu. Mendoj se do të vazhdoj me VLEN-in’, deklaroi Taravari.

