Arben Taravari ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski për rrezikun e tensioneve në Ballkan, duke kërkuar që përgjegjësia për stabilitetin të zbatohet fillimisht brenda Maqedonisë së Veriut. Mickoski një ditë më parë kishte deklaruar se po rikthehen tema të fillimviteve ’90 dhe se një “shkëndijë” mund të shkaktojë tensione në rajon. Tetova Sot
Sipas Taravarit, shqiptarët meritojnë përfaqësim të drejtë, trajtim të barabartë dhe respekt institucional, ndërsa stabiliteti nuk sigurohet vetëm me deklarata jashtë vendit, por me politika që forcojnë besimin mes qytetarëve.
Ai kërkoi gjithashtu dialog në raportet me fqinjët dhe një orientim të qartë drejt BE-së.
“Nëse vërtet besojmë se një shkëndijë mund ta ndezë rajonin, atëherë detyrë e Qeverisë është të mos krijojë shkëndija brenda vendit”, është mesazhi i Taravarit.

sqShqip