Kryeministri Hristijan Mickoski pati fjalim në gala mbrëmjen e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork të SHBA-së. Mickoski theksoi se maqedonasit, shqiptarët dhe komunitetet e tjera në Maqedoninë e Veriut jetojnë në paqe dhe kohezion dhe se beson se e kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Faleminderit shumë në emër të qeverisë së Maqedonisë për këtë mikpritje. U emocionova dhe u gëzova shumë kur mora këtë mesazh dhe iu përgjigja menjëherë pozitivisht për të qenë pjesë e kësaj mbrëmjeje të bukur të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu nga rajoni, ku kam lindur. Unë vij nga një vend me shumë etni dhe shumë konfesione, ku maqedonasit, shqiptarët dhe të tjerët, ku të krishterët dhe myslimanët jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe, në unitet dhe në kohezion. Dhe jam krenar për këtë. Dhe jam mjaft i sigurt që një situatë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse të gjithë qytetarët e vendit tim, të gjithë qytetarët maqedonas, pavarësisht etnicitetit dhe besimit, besojnë dhe punojnë për atdheun me të njëjtën forcë dhe me të njëjtën, do të thoja, frymëzim, ashtu siç punojnë për familjet e tyre. Sepse ne jemi një familje e madhe që jetojmë pranë njëri-tjetrit në një vend të bukur në zemër të Ballkanit, me emrin Maqedoni”, tha Mikcoski.

sqShqip