‘Pas mbylljes së Gjykatës (Tribunalit v.j.) të Hagës ku u gjykuan Ramush Haradinaj dhe të tjerë, Kosova nuk kishte nevojë të formojë edhe një gjykatë, pak a shumë raciste, sepse gjykoheshin vetëm shqiptarët dhe nuk gjykoheshin edhe serbët’, deklaroi Qoku

Deputeti i VLEN-it dhe përfaqësues i Vetëvendësojes në Maqedoni, Bekim Qoku ka pësëritur se Kosova bëri gabim që themeloi Gjykatën Speciale.
‘Pas mbylljes së Gjykatës (Tribunalit v.j.) të Hagës ku u gjykuan Ramush Haradinaj dhe të tjerë, Kosova nuk kishte nevojë të formojë edhe një gjykatë, pak a shumë raciste, sepse gjykoheshin vetëm shqiptarët dhe nuk gjykoheshin edhe serbët. Vetëvendosja që atëherë e kundërshtoi jashtë mase, mund të them edhe uën vetë personalisht kam marë pjesë në protestat që janë zhvilluar kundër themelimit të Gjykatës,
Që atëherë ne vazhdojmë te jemi kundër kësaj Gjykate, sepse e kemi ditur që nuk del asgjë e hajrit nga kjo Gjykatë dhe nuk mund të presim të dilte diçka nga kjo Gjykatë, e cila u bazua tërësisht në spekulime, mashtrime dhe rrena me Shtëpinë e Verdhë dhe trafikimin e organeve që u pretendua nga Dik Marti’, deklaroi Qoku, gjatë debatit në emisionin n’Dritë në Alsat, transmeton Lideri.mk.

Në emisionin në të cilin ishte përballë nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi, Qoku ka akuzuar edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për lobimin që ka bërë për themelimin e kësaj gjykate.
‘Shqiptarët dhe VLENI kanë pasur qëndrim negativ ndaj këtij vendimi, e konsiderojmë të padrejtë, të dëmshëm këtë vendim të Dhomave të Specializuara.
Z. (Arbër) Ademi nuk iu përgjgj pyetjes suaj direkte se pse z. Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, kaq shumë edhe me lobime edhe doli në përgjime, pra lobimi i jashtëzakonshëm që bëri për themelimin e Gjykatës Speciale, duke mos i parashikuar pasojat dhe dëmet që do t’i sillte kjo Gjykatë’, theksoi Qoku, duke akuzuar në këtë mënyrë Ahmetin dhe gjithë përkrahësit e themelimit të Gjykatës Speciale për mungesë vizioni afatgjatë kur kanë ndërmarë një hap të tillë./Lideri

sqShqip