Maqedoni

Pranimi I Kufomave, Ushtari Nga Studeniçani Me Lot Në Sy (FOTO)

Në ceremoninë e pranimit të kufomave të viktimave nga aksidenti tragjik në Bullgari, kanë qenë të pranishëm edhe figura ushtarake.

Mes tyre është edhe Blerim Ajdari, ushtar nga Studeniçani.

I prekur nga ngjarja ku po barteshin arkivolet e viktimave, ai është parë me lot në sy, transmeton TV21.

Ndërkaq sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, me dy aeroplanë kanë arritur kufomat e 45 viktimave.

Pranimi është bërë me ceremoni shtetërore ku të pranishëm kanë qenë kreu i lartë shtetëror i vendit dhe Kosovës e Shqipërisë.

Foto: Arbnora Memeti, DW