Kumanova dhe mbarë opinionbërja po mobilizohen për t’i dalë në ndihmë 45-vjeçarit Bekim Shabani, bashkëshort dhe baba i pesë fëmijëve të vegjël.
Bekimi, i cili ka kaluar vite duke punuar në spital dhe duke u kujdesur për shëndetin e të tjerëve, sot ndodhet vetë në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë urgjente për transplant të mëlçisë. Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera në spitalin “Medical Park” në Stamboll, mjekët kanë konfirmuar se procesi i transplantimit duhet të kryhet sa më parë të jetë e mundur.
Kostoja e parashikuar për këtë ndërhyrje jetike shkon në vlerën e 55.000 eurove, një shumë kjo e papërballueshme për buxhetin e familjes. Për këtë arsye, është hapur një fushatë sensibilizuese dhe llogari në platformën “GoFundMe” (organizuar nga Mensur Shabani) për mbledhjen e fondeve të nevojshme.
Familja dhe nismëtarët e kësaj thirrjeje u bëjnë apel të gjithë qytetarëve me vullnet të mirë, bizneseve dhe njerëzve humanitarë që të kontribuojnë sipas mundësive të tyre. Çdo ndihmë, sado e vogël, ka një peshë të jashtëzakonshme në shpëtimin e jetës së Bekimit. (INA)
Linku: https://www.facebook.com/share/p/1cwqosXNMU/?mibextid=wwXIfr

