Këtë të shtunë e nisa me një takim të veçantë, me këngëtaren e njohur shqiptare, Rona Nishliu, njoftoi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
|@Rona ishte sot në Shkup, në përgatitjet për koncertin e saj që do mbahet kushtuar festave të Nëntorit, që do të organizohet në kuadër të aktiviteteve kulturore të Komunës së Çairit.
Takimet me artistë janë gjithmonë frymëzuese, por kur bëhen për të përgatitur një ngjarje kushtuar Nëntorit, historisë dhe kulturës sonë, marrin një rëndësi edhe më të madhe.
Po përgatitemi për një mbrëmje të bukur, me muzikë, kulturë dhe atmosferën e veçantë që sjellin festat e Nëntorit në Çair’, njoftoi Mexhiti.

sqShqip