Pasi i ka rregulluar punët me Fatmir Limanin, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas një kohe të gjatë është vërejtur edhe pranë dajës së tij, Fazli Veliu-Daja.
Dalja e përbashkët në opinion ka ndodhur në fshatin Kollarë, ku u përkujtuar 28 vjetori i rënies së Dëshmorit të Kombit, Beqir Liani-Baca Beqë, ndryshe babai i Fatmir Limanit, tranmseton portali Lideri.mk.
Në 28-vjetorin e rënies së tij, familjarë, bashkëluftëtarë, miq dhe bashkëvendës u mblodhën në varrezat e fshatit Kollarë për të nderuar jetën dhe veprën e tij.
Beqir Limani ra më 18 shtator 1998, duke lënë pas një emër të kujtuar me respekt ndër vite./Lideri
Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit, Beqir Limani – Baca Beqë!

