Screenshot

Gent dhe Plator Memaj, me origjinë nga Zhuri i Prizrenit, realizuan ëndrrën e tyre më të madhe duke diplomuar së bashku në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjenevës.
Mes qindra studentëve, dy vëllezërit shqiptarë morën titullin “Doktor” në të njëjtën ceremoni, duke emocionuar familjen dhe komunitetin shqiptar në Zvicër.
Ata tregojnë se rruga drejt këtij suksesi nuk ishte e lehtë. Pas viteve të gjata të studimeve, sakrificave dhe netëve pa gjumë, arritën të kurorëzonin ëndrrën e tyre.
Historia e tyre u përshëndet nga shumë shqiptarë në diasporë si një shembull frymëzimi për brezin e ri.
Një histori që dëshmon se puna dhe përkushtimi shpërblehen gjithmonë

sqShqip