Doganierët në Tabanoc, Qafëthanë dhe Bllacë do të pajisen me kamera trupore, të cilat do të regjistrojnë kontrollet dhe veprimet zyrtare në pikat kufitare.

Drejtoria e Doganave ka marrë 30 kamera trupore si donacion përmes ICITAP-it amerikan. Pajisjet synojnë të rrisin transparencën dhe kontrollin gjatë procedurave doganore, por edhe të ofrojnë mbrojtje shtesë për qytetarët dhe punonjësit.

Regjistrimet mund të përdoren si dëshmi dhe, kur është e nevojshme, të shkëmbehen me institucionet kompetente të zbatimit të ligjit.

Drejtori i Doganave, Boban Nikollovski, tha se sistemi i ri pritet të kontribuojë në rritjen e profesionalizmit, përgjegjësisë dhe sigurisë, si dhe në parandalimin e korrupsionit dhe keqpërdorimit të autorizimeve zyrtare.

" "

Sipas tij, kamerat do të jenë veçanërisht të rëndësishme në tri pikat kufitare, ku çdo ditë ka një numër të madh udhëtarësh, transportuesish dhe qarkullim të mallrave.

U.d. ambasadore e SHBA-së, Nicole Warns, deklaroi se teknologjia moderne do t’u mundësojë doganierëve t’i kryejnë detyrat me më shumë integritet, ndërsa SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë forcimin e sigurisë së kufijve.

sqShqip