Sot Drejtorina e Doganave shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e standardeve të punës në pikat kufitare, ku zyrtarisht u prezantua sistemi i kamerave trupore, i siguruar përmes një donacioni nga Programi Ndërkombëtar për Trajnim dhe Asistencë në Hetimet Penale (ICITAP), në kuadër të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi zv/drejtori i doganave Mustafa Dauti.

“Ky sistem përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, profesionalizmit dhe përgjegjësisë në punën tonë të përditshme. Nëpërmjet përdorimit të kamerave trupore synojmë të forcojmë kontrollin dhe integritetin në pikat kufitare, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe më transparent. Njëkohësisht, ky sistem do të na ndihmojë në parandalimin dhe luftimin më efikas të krimit, kontrabandës dhe korrupsionit, si dhe në rritjen e besimit të qytetarëve tek institucionet tona.

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim përfaqësues të institucioneve vendore dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët ndajmë të njëjtin qëllim për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e standardeve tona”, theksoi zv/drejtori i doganave Mustafa Dauti.

sqShqip