Kriza energjetike, OEM: Të rritet prodidhimi vendor i energjisë
Furnizimi me enrgji elejktrike i kompanive është alaramant, vlerësojnë nga Oda Ekonomike. Drejtori ekzkeutiv Antoni Peshev thotë se përpjkjet maksimale janë që ti’u dilet në ndihmë kompanive ndërsa shton se do të kërkojnë nga shteti që përmes kapaciteteve të saja të rris prodhimin e energjisë elektrike. Më e rrezikuar nga kjo krizë energjetike është industria e prodhimit ushqimor.
“Qëllimi ynë është që të gjejmë energji që kompanitë të vazhdojnë punën. Kemi indicator jo të mire, sinjale jo të mira, veçanarisht industira ushqimore e cila nuk mund të bartë dot rritjen e çmimit të energjisë. Duam të shohim më shumë prodhim nga kapacitet tona vendas, me një çmim tregu të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm, i cili do të jetë akoma më i ulët se ai i bursave botërore, në mënyrë që kompanitë tona të mund ta përballojnë…Siç mund ta shohim, shancet për funrnizim me qymyrit janë të ulëta dhe është rezultuar e vështirë për t’u siguruar, në radhë të parë nga Greqia, ku ato kapacitet janë mbyllur për një kohë të gjatë, për shkak të detyrimeve ekologjike ndaj BE-së, ndërsa që të funksionojë TEC Negotinë duhet një periudhë e gjatë përgatitjeje kurse situata është urgjente.”, tha Antoni Peshev nga OEM.
Nga Oda ekonomike thonë se nuk do të lejoj që problemi me vaksinimin të ngadalsoj procesin e rimëkëmbjes ekonomike. Së bashku me sindikatat dhe Qeveirnë po kërkohet zgjidhja më e mire për ruajtjen e shëndetit të punërotëve. Vlerësojnë se një lock down i ri sërish do të falimentonte shumicën e kompanive.