Qeveria solli vendim me të cilin tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) për karburantet ulet nga 18 në 10 për qind, me qëllim të zbutjes së rritjes së çmimeve dhe ngarkesës financiare mbi qytetarët dhe ekonominë në kushte të gjendjes së krizës.

Sipas llogaritjeve qeveritare, kjo masë do të zbutë ndjeshëm shtrenjtimin e pritshëm të karburanteve. Tek nafta, në vend të rritjes së pritshme prej rreth pesë denarësh, pritet një ulje prej rreth dy denarësh, me çka goditja e çmimeve do të zbutet për rreth shtatë denarë. Çmimi i ri do të jetë rreth 99 denarë për litër.

Tek benzina pritet një rritje prej rreth 3,5 denarësh, kështu që çmimi i EUROSUPER BS-95 do të arrijë rreth 100,5 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të arrijë rreth 102,5 denarë për litër.

Shkalla e reduktuar tatimore prej 10 për qind do të zbatohet nga ora 00:01 më 15 shtator deri në orën 24:00 më 28 shtator 2026.

" "

Nga Qeveria thonë se me këtë masë po ndërmerren hapa konkretë për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe mbështetjen e ekonomisë, në kushte të çrregullimeve të mundshme në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës.

sqShqip