Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe në emrin tim personal, i uroj Kryeministrit Albin Kurti votimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Ky është një hap i rëndësishëm për konstituimin dhe funksionimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së re u uroj shumë suksese në përgjegjësinë e tyre dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së Kosovës.

Si vende mike dhe vëllezërore, Maqedonia e Veriut dhe Kosova vazhdojnë të kultivojnë marrëdhënie të veçanta dhe interesa të përbashkëta, prandaj besoj edhe në vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit tonë në të gjitha fushat.

Urime dhe shumë suksese!

" "
sqShqip