Shkruan: Ylber Pilku, New York (Lideri.mk)
Pritja madhështore që iu bë doktor Sali Berishës dhe gjithë delegacionit të PD në SHBA, tregon qartë se pas kthimit nga Amerika është çështje kohe kur ata do të kthehen në Qeveri në Shqipëri.
Kur themi çështje kohe, nuk mendojmë për ndonjë afat të pacaktuar dhe të stërzgjatur, por për një afat të shkurtë e shumë konkret. Udhëtimi i kryetarit legjendar të PD në Amerikë pas pesë viteve ndalesë të padrejtë, hodhi në baltë të gjitha akuzat që i bëheshin nga rilindasit e kthyer në sistemin komunist, se gjoja Sali Berisha na qenka një politikan antiperendimor e anti amerikan.
Nëse rilindja komuniste kishte arritur që me këto parulla të rrejshme të fusë farën e dyshimit edhe në mesin e disa votuesve demokratë, tani po ndodh krejtësisht e kundërta: edhe votues të ndershëm e të sinqertë socialistë po binden se dr. Berisha në asnjë moment nuk ka lëvizur nga misioni i tij bazë për një Shqipëri demokratike e cila kurrë më nuk do të kthehet në komunizëm.
Mision të cilit ishte i detyruar t’i rreket për së dyti herë, sepse ata që ua kishte besuar këtë mision kur vendosi të tërhiqet, devijuan shumë shpejtë dhe parapëlqyen të Lulëzojnë në bahçet e Surrelit.
Tani gjithçka është e qartë. Rikthimi i dr. Berishës nuk ishte për të ruajtur pasurinë, apo për të perfituar më tepër, siç dinin ta akuzonin shpesh. E sulmonin me kësisoj akuzash edhe ata që i kishte kundërshtarë të kamotshëm, por edhe ata të cilëve u krijoi Baze që nga askushi të bëhen dikushi, e që nga vuajtja prej këtij kompleksi e goditën pas shpine në momentin që tjetërkush u afroi një grazhd të mbushur me korrupsion.
Tani është e qartë se hapi energjik që z. Berisha nuk e ndali në asnjë moment që nga Rithemelimi, e madje as kur u përball me sulme më të ulëta verbale e fizike, po afrohet në destinacionin e tij përfundimtar. Ky hap energjik po kurorëzohet me një fitore të re dhe ndoshta më të madhe. Fitore që nuk përfundon, por vetëm fillon me “arrestimin e vilave” deri në arrestimin e “kapo di kapove”.
Prandaj Urime PD, urime dr. Berisha dhe mbi të gjitha Urime Shqipëri rënien e dytë të diktaturës komuniste dhe rikthimin e Demokracisë./Lideri

