Zjarr i madh është shkaktuar në lagjen Karposh 4 në Shkup. Siç merr vesh portali Lideri.mk, janë vërejtur dy persona në këtë zonë duke ndezur barinne thatë rreth kejit të lumit Vardar, që do të thotë se zjarri me gjasë është shkaktuar qëllimisht bga faktori njeri.
Informacionet e tilla janë konfirmuar edhe për televizionin Kanal 5.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, kurse flakët nuk u janë afruar ndërtesave./Lideri
"
"

