Kryetari i Gazi Babës nga radhët e VMRO-DPMNE, Boban Stefkovski, ka rikthyer nismën që në fillim të çdo viti shkollor ose gjatë procesit mësimor në shkollat fillore të këndohet himni shtetëror i Maqedonisë së Veriut.

Kjo ide riaktualizohet në një kohë kur koalicioni VLEN, pjesë e qeverisë, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar barazi të plotë kombëtare dhe përdorim të barabartë të simboleve, përfshirë edhe të drejtën për këndimin ose intonimin e himnit kombëtar shqiptar në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Propozimet për intonimin e detyrueshëm të himnit shtetëror në shkolla kanë nxitur edhe më parë debata të shumta politike dhe etnike në vend, për shkak të interpretimeve të ndryshme lidhur me përfshirjen e simboleve të të gjitha komuniteteve.

sqShqip