Një shtetas i Shqipërisë, 38-vjeçar, është arrestuar në rajonin e Prilepit pasi është kapur duke shkaktuar zjarr në një hapësirë të hapur.

Sipas njoftimit të policisë, më 23 tetor 2026, në orën 14:20, në vendin e quajtur „Kolivadi“, në territorin e fshatit Zhitoshë të Prilepit, policia ka privuar nga liria personin M. Xh. (38), shtetas i Republikës së Shqipërisë, transmeton portali Lideri.mk.

Ai është kapur në momentin kur po i vinte zjarrin barit të thatë në një hapësirë të hapur.

Zjarri është shuar nga ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Prilep, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.

" "

Personi është dorëzuar në Stacionin Policor të Prilepit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal në bazë të nenit 288 të Kodit Penal, për veprën penale „Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“./Lideri

sqShqip