Shkruan: Nafi Jonuzi

Ziadini, në rolin e ‘shqiptaromadhit’, duke e ditur se rejtingun politik e ka në rënie të lirë ,e ka marrë persiper të na mesojë se kush ka gjak shqiptari e kush jo,në këtë rast duke sulmuar keshilltaret e Kommunës së Strugës,lidhur me pezullimin apo mbylljen e katër shkollave periferike të Strugës.

Me këtë rast, për opinionin më të gjërë, duam që të sqarojmë se ne keshilltaret e Komunës së Strugës kemi aprovuar pelqimin e arritur ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Drejtorive të shkollave dhe Sektorit per arsim,ku na u prezentuan të dhëna se në katër shkollat periferike të fshatrave:Zhepin, Poum, Bogovicë dhe Nerez, ku mesimi zhvillohet nga klasa e parë deri te e pesta në gjithsejt njëzet paralele ,ishin të paraqitur vetëm dhjetë nxënës.Ky numër l vogël nxënësish,që në përpjestim iI bie 0,5 nxënës në një klasë,,ka ardhur si rezultat i boshatisjes së fshatrave të lartëpërmendura ,të cilat Zoteria e Tij nuk I vizitoi gjatë mandatit të tij si Kryetar I Komunës dhe asnjëherë nuk u mor me problemet të cilat e sollën këtë gjendje. Banorët e këtyre fshatrave nuk duhet të shihen vetëm si “votë”.Ata kanë nevojë për zgjidhje e sidomos femijët e tyre, të cilët kanë nevojë të mësojnë bashkë me moshatarët e tyre nëpër shkolla ku ka klasë të mirëfillta dhe konkurencë.Ata kanë nevojë për shkollë me kabinete,ambiente rekreative dhe terene sportive.

Shkollimi fillor paraqet fazën më kritike të formësimit intelektual të një femije dhe nisur nga ky aspekt vlerësojme se tre nxënësit e shkollës së fshatit Zhepin duhet të mësojnë në shkollën e fshatit Koroshisht të cilën e kanë larg vetëm 900 metra.
Ziadin ato shkolla nuk i mbyllëm ne si këshilltarë sepse seanca e Këshillit Komunal,e mbajtur në 31 gusht,u nderpre, që do të thotë se ato vendime nuk janë në fuqi,ndersa shkollat janë të mbyllura.Pra “na re në qafë kot se koti”.

" "

Është turp që Ti të përmëndësh fjalën ”GJAK”, e sidomos të merresh me gjakun tonë duke na ofenduar sikur ne të mos kishim nipër e mbesa dhe familjarë të tjerë të cilët kur ishte nevoja i sollëm nga diaspora që t’ju votojnë juve. Vetëm nga familja ime aso kohe erdhën rreth njëzet vetë me Aeroplan,me harxhime të veta, duke lënë edhe punën e tyre në Zvicër, kurse mua personalisht, si mbështetës te flaktë, në fillim të vitit 2014, më degraduan nga posti i mëparshëm dhe më derguan në Sektorin e Krimeve te Përgjithshme si inspektor i thjeshtë dhe për këtë ju nuk jeni mirënjohës.

Kësaj tek ne i thonë “BUKËSHKELUR”. Ju i dini te gjitha këto dhe nuk i keni harruar,a shtu siç e dini,dhe fort mire bile,se unë jam familjar i ngushte i disa antarëve të Partisë tënde,të cilët mbajnë poste të larta,dhe ata e dinë shumë mirë se Ju më sulmuat mua kot se koti dhe jo unë juve, por ju nuk dini as hatër dhe as nder. Fundja ky është karakteri juaj.
Në reagimin tuaj, si shfryrje ndaj nesh, kishit radhitur emrat e disa Rilindasve të shekullit të kaluar,por mos harroni se ata thoshin ;”gjaku i shqiptarit nuk shitet,ai ose mirret ose falet”.Ju e zgjodhët variantin më të keq,por te modifikuar si ”kërkesë për dëmshperblim”.

Ti, bashkë me 59 deputetë të tjerë, në bashkëveprim me VMRO-DPMNE-në, ngritët iniciativë që të rrëzoni Qeverinë e atëhershme të udhëhequr nga koalicioni LSDM-BDI dhe të formoni Qeveri të perbashkët me VMRO-DPMNE-në,por ateherë ju “tradhëtoi” Kastriot Rexhepi,me të cilin më vonë i bashkuat rrugët.
Ne,si bashkëthemelues të Partisë tuaj dhe mbështetës të përbetuar, revoltoheshim kur,në Parlament, ju ofendonte Artan Grubi me frazën “e hëngre qitekin” ,kurse juve nuk ju bënte pershtypje. Më vonë edhe me këtë i bashkuat rrugët,por ndoshta në këtë rast me arsye sepse “e kishit per zemër” Korridorin 8.
Ti publikisht e akuzove se të vrau Ali Ahmeti dhe mandej shkove e përqafove.

sqShqip