Në ditët e fundit, që nga fundjava e këndej, të gjitha rastet e reja me ethr të Nilit Perëndimor kanë qenë nga lagja Shkup Veri, me përjashtim të rastit të fundit që është shënuar në Radishan, lagje që sikur Shkup Veriu është pjesë e komunës Butel.
“Për këtë është diskutuar tashmë me kryetarët përkatës të komunave, që t’i kushtojnë vëmendje aktiviteteve atje”, tha Klekovski.
Ditët e fundit është regjistruar rasti i shtatë i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor në vend, njoftoi sot në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
“Sa i përket situatës me ethet e Nilit Perëndimor, që nga raportimi im i fundit kemi një person të vdekur. Bëhet fjalë për pacientin që ishte më gjatë i hospitalizuar – mbi 38 ditë në spital. Kemi edhe një rast të ri të dyshimtë gjatë këtyre tri ditëve. Gjendja me pacientët e hospitalizuar është e njëjtë, besoj se janë 19 pacientë, pasi kemi vetëm një rast të ri të dyshimtë”, tha Klekovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.
Personi i fundit që humbi jetën nga ethet e Nilit Perëndimor ishte një 69-vjeçar nga Komuna e Gazi Babës në Shkup.
” ”
I pyetur pse të gjitha rastet fatale nga ethet e Nilit Perëndimor në vend janë meshkuj, Klekovski tha se studimet tregojnë se sëmundja dhe vdekshmëria nga forma neuroinvazive janë më të larta te meshkujt.
“Sëmundja te ne është 3.7 me 1 në raport meshkuj me femra. Kjo është karakteristikë demografike. Dy gjendje të tjera lidhen ndjeshëm me sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë: insuficienca kronike e veshkave ose sëmundja kronike e veshkave, si dhe incidentet e mëparshme cerebrovaskulare, pra goditjet në tru dhe hemorragjitë”, shtoi Klekovski.

