Nga Basir Çollaku

Në pak muaj drejtues dhe prokurorë të SPAK bëhen pjesë e përsëritur e takimeve të DEA, ku gjenden dhe vendet e Amerikës Latine.

Këtë herë në Argjentinë në konferencën ndërkombëtare kundër drogërave. Agjencia amerikane e antidrogës ka zyrë prej tre vitesh në Tiranë. Nuk është aspak pa dijeni për narcogjëmat.

Por vjen takimi. Kjo për integrimin operacional, koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, përfshirë Organizatat e Huaja Terroriste të përcaktuara nga Shtetet e Bashkuara.

" "

Shqipëria fuqi narkotike, është bileta dërguese e prokurorëve. Fokus?! Miliardat kokainës, pastrimi i tyre, investimet kriminale, zaptimi i qeverisë qëndrore e lokale nga Mafia.

Kjo nuk është thjesht teori. As leksione. Janë dosjet bashkë në tavolinë. Janë emra konkret.

Kolumbia dhe Ekuadori kanë përballje lufte. Kanë përmendur shpesh banda shqip me fuqi të rritur financiare dhe pushteti. Madje në nivele të larta politike.

Po Prokuroria Speciale shqiptare?!

Cilët emra pushtetarësh e pilitikanësh ka hetuar? Ka ndjekur penalisht? Ka sekuestruar?!

Për më tepër nga qelitë dhe arratia, jo pak prej botës së drogës vazhdojnë të marrin tendera publikë në miliona euro. Leje ndërtimi dhe investimesh! Kongresi amerikan ka dy nisma hetimore për Edi Ramën. Demokratë e Republikanë amerikanë kërkojnë hetime qeverisë shqiptare,.KM Rama, për trafikun e drogës, korrupsionin, investimet lobingje. Me një Balluk të shumëpandehur pa kërkesë arresti, prokurorët dalin anemikë. Trafikantë dhe organizata terroriste. Të sanksionuarit nga USA në Shqipëri janë të përkëdhelur. Të hetuarit nga Kolumbia, Ekuadori, Argjentina, tek ne në Tiranë, janë ortakë pushteti ende. Marrin vendime, emërojnë.zyrtarë drejtësie, fitojnë zgjedhjet me dhe për Edi Ramën. Kafshojnë pasuritë e Shqipërisë me aksionerët e mafias ndërkombëtare.

A ka një përgjigje shoqëruar me rezultat Klodian Braho si drejtues prokurorie për këtë?!

Pyetja është

Do të mbetet Shqipëria Kolumbi dhe Ekuador, parcelë droge, apo SPAK do të shkojë në zyrë të kreut të organizatës?! Nëse jo, gjendja do të rëndohet aq sa Kolumbia dhe Ekuadori do të thonë nesër të mos i bëjmë vendet tona, si Shqipëria..!!

sqShqip