Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nesër (26 gusht) do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë.
Ngjarja është caktuar për ora 11:00, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Me këtë zyrtarisht shënohet fillimi i fazës së re të punimeve ndërtimore në këtë segment rrugor kyç që e lidh kryeqytetin me pikën kufitare drejt Kosovës.

