Akademia Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostolski” në Shkup ka shpallur konkursin për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, i ka ftuar të gjithë kandidatët e interesuar ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të informohen për kushtet e konkursit dhe të aplikojnë. Sipas tij, studimet në Akademinë Ushtarake janë mundësi për t’u avancuar profesionalisht, për të zgjeruar njohuritë dhe për të ndërtuar një të ardhme me më shumë perspektivë.
„Mos e prit mundësinë – bëhu pjesë e saj! Dija, profesionalizmi dhe përkushtimi ndërtojnë të ardhmen”, ka shkruar Shabani në një status në rrjetet sociale.
Konkursi i plotë, kushtet e aplikimit dhe informatat shtesë janë publikuar në faqen zyrtare të Akademisë Ushtarake:
https://ma.edu.mk/announcements-competitions/261123-konkurs-za-zapishuvane-studenti-na-vtor-ciklus-na-studii-na

