Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, gjatë qëndrimit në Serbi, ka konfirmuar se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar.

Në të njëjtën kohë, Bujar Osmani ka zgjedhur t’i urojë Ukrainës Ditën e pavarësisë.

Ironia, siç thekson Astrit Iljazi, këshilltar i VLEN-it në Qytetin e Shkupit është e qartë: Ukraina nuk e njeh Kosovën, ndërsa nga politikanët tanë vazhdojmë të shohim urime, përqafime dhe solidaritet diplomatik pa kërkuar të njëjtin respekt në këmbim.

Siç thekson madje Iljazi, para urimit të radhës ndaj Ukrainës do të ishte e udhës që t’u kujtohet qartë se edhe Kosova është shtet dhe se ka të drejtë të kërkojë të njëjtin respekt që ne ia japim Ukrainës.

" "

“Diplomacia nuk është të jesh gjithmonë spektator i mirë. Ndonjëherë duhet edhe të kesh pak dinjitet”, shprehet Iljazi.

Në fund ai shton se politika e jashtme nuk duhet të reduktohet vetëm në urime dhe solidaritet, “por duhet të shoqërohet edhe me mbrojtjen e interesave dhe parimeve që vendi ynë i konsideron të rëndësishme”.

sqShqip