Rajon - Botë

Ministri italian në konferencë me Ramën: Mbështesim hapjen e negociatave brenda vitit

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio deklaroi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama se Italia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë brenda këtij viti.

Ai u shpreh se kjo do të jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Konfirmoj mbështetjen tonëe për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen europiane për hapjen e negociatave para fundit të vitit. Kjo do jepte një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë Ballkanin.