Shkruan: Blagojçe Atanasoski

Ashtu si çdo vit, pas përfundimit të konfliktit ushtarak dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në vitin tashmë të largët 2001, çdo vit më 13 gusht, kjo datë “përkujtohet” si një pjesë e rëndësishme e historisë më të re bashkëkohore maqedonase.

Në të kaluarën, për hir të së vërtetës, vetëm BDI-ja në pushtet e festonte, qoftë si pjesë e qeverive me LSDM-në apo VMRO-DPMNE-në, qoftë sot vetëm si parti, por ajo ishte “ekskluzivitet” i tyre. Sot, më duket se kremtimi i Marrëveshjes së Ohrit është përfshirë në programin qeveritar për shënim, tash e disa vite me radhë, ku politikanë si nga i ashtuquajturi bllok politik “maqedonas” ashtu edhe nga ai “shqiptar”, flasin për rëndësinë e saj, shpesh me një dozë të madhe hipokrizie.

Çfarë mund të themi për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, një çerek shekulli më vonë, dhe a e arriti ajo qëllimin dhe thelbin e nënshkrimit të saj?

" "

Marrëveshja e Ohrit nuk i plotësoj pritshmëritë!
Përveç faktit se ishte një akt dhe dokument për dhënien e fundit të një konflikti ushtarak dhe parandalimin e shndërrimit të tij në një luftë civile afatgjatë, e ngjashme me atë në Bosnjë dhe Hercegovinë, me viktima të panumërta civile dhe ushtarake, dhe ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, sot MKO nuk e arsyeton në asnjë mënyrë “rolin e saj historik”.

Kjo për shkak se, në vend që të prodhonte një shoqëri civile multikulturore, sipas parimit të qytetarisë dhe individualitetit, këto njëzet e pesë vjet i kanë larguar dhe ndarë edhe më shumë dy bashkësitë më të mëdha dhe më të ngurta etnike në vend, përkatësisht atë maqedonase dhe shqiptare, duke i shtyrë në botë totalisht paralele, të cilat mund të prodhojnë një paralizë totale institucionale të shoqërisë.

Dhe vetëm anëtarësimi në NATO na mban ende sot në një bashkësi unitare shtetërore-juridike, sepse maqedonasit dhe shqiptarët nuk “kryqëzohen” absolutisht në asnjë pikë të vetme.

Prandaj, edhe sot e kësaj dite, unë jam një nga përkrahësit më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE, sepse jo vetëm që besoj se përmes kësaj do ta transformojmë shoqërinë dhe do ta bëjmë një vend të denjë për të jetuar, por edhe se përmes anëtarësimit në BE do të ruajmë më tej karakterin unitar.

Të mos bëhemi një Bosnjë e re në Ballkan, ose edhe më keq, një Qipro i ri, i ndarë me mure të larta dhe gardhe. Dhe një pjesë (ajo shqiptare të jetë pjesë e BE-së, kurse ajo maqedonase të jetë si një lloj zone tampon e tipit Transnistri).

Por qeveria ka plane të tjera: të na mbrojë nëse është e nevojshme për dekada nga bullgarizimi, duke mbrojtur kështu interesin më të madh shtetëror dhe kombëtar maqedonas, që të mos humbasim identitetin, gjuhën dhe historinë.

Duke u mbrojtur nga bullgarizimi, ne do të përfundojmë në një albanizim total të shtetit dhe Maqedonia de fakto do të bëhet shteti i tretë shqiptar.

Po, po, “të dhënat e ministres së arsimit për nxënësit e klasës së parë” dhe Enti Shtetëror i Statistikës thonë se Maqedonia në vitin 2100 do të jetë shtet SHUMICË DHE DOMINANTISHT ETNIK SHQIPTAR, ku maqedonasit etnikë do të jenë në pakicë.

A ju duket larg viti 2100?

Po normalisht, ju mendoni vetëm për politikën e ditës dhe për të kaluar jetën në Maqedoni. Nëse pensionet do t’ju rriten për 2000 denarë linearë, ose nëse do të merrni një voucher për të shkuar në banja. Dhe nëse domatet do të lirohen në çmim.
Ky është niveli i maqedonasit mesatar, por çka është edhe më e tmerrshme, ky është niveli i “elitës” mesatare politike kriminale dhe të korruptuar maqedonase.

Ikni që këtej me shpejtësinë e dritës!

Përveç faktit se DPMNE-ja dhe LSDM-ja janë fajtore për këtë projeksion katastrofik, me qeverisjen e tyre të korruptuar dhe grabitqare gjatë këtyre 35 viteve të pavarësisë (për Zotin, çfarë kremtimi për 35 vjet të çfarë pavarësie), opsionet politike si Levica dhe ZNAM janë edhe më fajtore, sepse në vend që të jenë një alternativë e vërtetë e këtyre dy partive tona politike dominante, ato janë patericat e tyre!?

Kjo sepse të parët jetojnë në deluzion dhe ofrojnë një model alternative “ruso-kinez”, i cili është absolutisht jashtë çdo mendjeje të shëndoshë për këtë tokë dhe këtë lloj vendi, ndërsa të dytët, në vend që të jenë opsioni i tretë, u turrën si qeni pas thesmit, hynë në pushtet dhe u bënë “janisçarë”, duke mbrojtur pushtetin më shumë sesa vetë pushteti.

Dhe çfarë shprese mund të keni në 35 vitet e ardhshme të pavarësisë, kur shoqja Vesna, e cila ishte funksionare partiake në LSDM-së e Branko Cërvenkovskit, funksionare institucionale në LSDM-së e Zoran Zaevit, dhe sot është shoqe koalicioni dhe partneresë e VMRO-së qeveritare, të cilës edhe një i ndjerë Amdija Bajram mund t’ia ketë zili, çfarë shprese mund të keni me një “politikane karriere” të tillë, që të mbeteni në këtë lloj shteti dhe të ndërtoni të ardhmen?

Absolutisht asnjë.

Nxitoni të emigroni, ju dhe familjet tuaja, dhe të shpëtoni nga fundi, llumi dhe shkatërrimi, i shkaktuar nga BREJTËSIT e Maqedonisë.
Dhe nëse jeni gjallë, diku atje në vitin 2100, të dëshmoni ALBANIZIMIN e Maqedonisë!

*Blagojçe Atanasoski është analist maqedonas, kolumnist dhe magjistër i shkencave politike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup

huazuar nga portali Vardarski

sqShqip