:

Në kuadër të aktiviteve të deritanishme janë arrestuar disa persona për të cilët ekziston dyshimi se kanë qenë pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar, si dhe janë konfiskuar rreth 300 kilogramë marijuanë e destinuar për tregti ilegale. Operacioni policor ende nuk ka përfunduar.

Në një aksion të madh policor ndërkombëtar, i cili gjatë periudhës së kaluar u realizua në mënyrë të koordinuar në territorin e disa shteteve, është shpërbërë një grup kriminal ndërkombëtar i dyshuar për tregti me narkotikë, me ç’rast janë arrestuar disa persona dhe janë konfiskuar rreth 300 kilogramë marijuanë, transmeton portali Lideri.mk.

Në aksion nga ana e Maqedonisë mori pjesë Ministria e Punëve të Brendshme përmes Departamentit të Policisë Kriminalistike, në koordinim dhe bashkëpunim me ekipe të përziera policore nga Kosova dhe Greqia. Aktivitetet hetimore u realizuan nën udhëheqjen e prokurorëve kompetentë nga Maqedonia, Kosova dhe Greqia.

" "

Bëhet fjalë për një operacion ndërkombëtar që është rezultat i një bashkëpunimi më të gjatë, koordinimi dhe shkëmbimi të informacioneve operative mes organeve policore dhe gjyqësore të të tria vendeve. Përmes veprimit të përbashkët janë ndjekur aktivitetet e grupit kriminal, pas çka janë ndërmarrë veprime të koordinuara policore për shpërbërjen e tij.

Aktivitetet hetimore vazhdojnë gjatë ditës në Maqedoni dhe Kosovë, si dhe në periudhën e ardhshme, me qëllim zbardhjen e plotë të rastit, përcaktimin e rolit të personave të përfshirë në hetim dhe zbulimin e të gjitha rrethanave që lidhen me funksionimin e grupit kriminal.

Për shkak se hetimi është aktiv, detaje shtesë rreth numrit të personave të përfshirë, mënyrës së veprimit të grupit dhe aktiviteteve të tjera të ndërmarra priten pas përfundimit të procedurave përkatëse hetimore, transmeton portali Lideri.mk.

„Aksioni paraqet edhe një konfirmim për vendosmërinë e policisë maqedonase për t’u përballur me krimin e organizuar dhe tregtinë ndërkombëtare me narkotikë, përmes një qasjeje serioze dhe profesionale, punës operative dhe shkëmbimit të shpejtë të informacioneve me partnerët ndërkombëtarë“, thonë nga MPB-ja.

„Lufta kundër krimit të organizuar nuk përfundon në kufijtë shtetërorë, për këtë arsye bashkëpunimi mes institucioneve policore dhe gjyqësore të rajonit mbetet një nga mekanizmat kyç për zbulimin dhe shpërbërjen e rrjeteve kriminale që veprojnë në territorin e më shumë shteteve. Institucionet kompetente do të vazhdojnë me aktivitetet, ndërsa më shumë informacione për rezultatet e operacionit priten pas përfundimit të veprimeve hetimore“./Lideri

sqShqip