Pjesë e këshillit, i cili është një organ që operon nën autoritetin e Presidentit të Kosovës, Sali ishte emëruar me vendim të Vjosa Osmanit në nëntor të vitit 2022.
Fehim Sali, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh për BIA-n serbe, kishte qenë anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Presidencës së Kosovës.
Ai ishte emëruar në këtë këshill nga presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, në nëntor të vitit 2022 bashkë me 22 anëtarë të tjerë.
Në një fotografi të publikuar nga Presidenca, Sali shihet pranë Vjosa Osmanit në një aktivitet të Këshillit Konsultativ për Komunitete.
Këshilli Konsultativ për Komunitete funksionon pranë Presidentit dhe shërben si mekanizëm komunikimi mes komuniteteve dhe institucioneve të Kosovës.
Sali dyshohet se për një periudhë të gjatë kishte bashkëpunuar me shërbimin serb të inteligjencës.

