Ejup Berisha

Ne si shqiptarë si duket të gjithë në politikë jemi Persona me aftësi të kufizuara apo invalid. Ju kërkoj falje personave të tillë që po i përmendi në këtë shkrim por të nejtët nuk janë temë çendrore e të njejtit shkrim. Por temë jemi të gjith ne qytetarët shqiptarë që jetojmë në këtë shtet e të cilët fatkeqsishtë si duket jemi persona me aftësi të kufizuara në politikë. E fatkeqsia më e madhe e kësaj është se ne nuk e kemi kuptuar dhe nuk e kuptojmë se jemi invalid.
Po si mos të jemi kur të gjitha proceset më të rëndësishme politike i kemi bërë shkel e shko.Këto i kanë bërë politikan invalid. Pra ne deri tani kemi festuar përvjetore të Marrëveshjes së Ohrit por e njejta doli se është dokument invalid sepse nuk është ai që i siguron dhe përparon të drejtat dhe liritë tona si qytetarë shqiptarë të cilët jetojmë këtu në.RMV. Duhesh të jeshë person i paaftë i paditur apo dhe invalid që ta pranosh, ta nënshkruash një
dokument të tillë dhe pastaj në fund ta zbatosh kot në dëmin kolektiv tonin atë marrëveshje. Do të thotë se me Marrëveshjen e Ohrit ne si shqiptar këtu e kemi pranuar statusin e personave me aftësi të kufizuara sepse i jemi gëzuar zbatimit të një marrëveshje invalid apo të pafavorshme për ne. Prandaj nuk është çudi se pse prej saj kanë dalur edhe zgjidhjet kushtetuese dhe ligjore invalid. Invalid është ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, ligji për përdorimin e simboleve kombëtare si dhe invalid e kishim dhe e kemi edhe zbatimin faltik të projektit të përfaqsimit të drejtë dhe adekuat të pjestarëve të bashkësisë etnike shqiptare nëpër institucionet shtetërore dhe publike. Dhe tani disa invalid politikan të cilët kanë qenë zbatues në afat më të gjatë kohorë të Marrëveshjes invalid së Ohrit mundohen të na bindin se me zbatimin e marrëveshjes në fjalë janë bërë punë kolosale në dobi dhe në interesin e shqiptarëve . Përralla apo dhe broqkulla na kanë treguar tërë kohës këta politikan me aftësi të kufizuara në politikë. Por me faktin që edhe ne u kemi besuar fjalëve dhe argumenteve të kota të tyre edhe ne jemi bërë si ata invalid apo persona me aftësi të kufizuara. Prandaj o Invalid popull Urime 25 vjetori i Marrëveshjes invalid të Ohrit.

sqShqip