Kandidati i AKI-së, për Qytetin e Shkupit, Zejd Rexhepi në emisionin Debat në Shenja tha se Çairi është zemra e Qytetit të Shkupit dhe gjitha komunat tjera janë zhvilluar për rreth saj.

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

“Çairi ka qenë më i neglizhuar, nga gjitha komunat deri tani. Ne në ofertën tonë dhe kuptohet në bashkëpunim me kompanitë të cilat kanë aftësi zhvillimore në ndërtimtari, kemi projekte konkrete se si të bëjmë ndryshime në Çair, ndërsa aspekti financiar do e diskutojmë së bashku me institucionet relevante të BE-së, Bankën Botërore si dhe institucione financiare botërore të cilët do të afrojnë dhe të jenë të gatshëm të ndihmojnë pjesën zhvillimore”, tha Rexhepi.

Ai shtoi se pa zhvillim të barabartë për Çairin, Shutkën, Sarajin, një pjesë e Butelit dhe të Gazi Babës nuk mund të imagjinojmë të kemi një qytet bashkëkohor dhe modern, të cilën e pretendojnë të gjithë.

sqShqip