Maqedoni

Rritja ekonomike në rajon sipas BERZH-it, Maqedonia e Veriut renditet e fundit

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka treguar se gjatë vitit 2021, në Kosovë rritja ekonomike do të jetë 7.7%. Kurse në Shqipëria do të jetë 8%, e në Malin e Zi do të shkoje deri në 12.3%, kurse në Maqedoninë e Veriut 4%.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2021 do të jetë 7.7%.

Shqipëria renditet e dyta në rajon më 8.0%. Renditja kryesohet nga Mali i Zi me 12.3% dhe mbyllet në vend të fundit nga Maqedonia e Veriut me 4%.

Pas Bankës Botërore (BB) dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), është BERZH që raporton për rritje me ritme më të shpejta të ekonomisë në vend sesa parashikimet e fillimvitit.

Në raportin e saj të fundit “Perspektiva Ekonomike Rajonale (REP)“, BERZH rriti dukshëm projeksionet për rritjen ekonomike të Kosovës në vitin 2021 nga minus 5.3% që ishte në vitin e kaluar.

Në fund, BERZH për vendet e Ballkanit Perëndimor parashikon një rritje prej 6.4% për vitin 2021.

BERZH bëri parashikimet e rritjes së këtij viti, por paralajmëroi se rritja e kostove të energji.