64 vjet nga lindja e Heroit të Kosovës që u bë simbol i rezistencës dhe luftës për liri.

Më 1 nëntor 1962, në fshatin Turuqicë të Podujevës, lindi Zahir Pajaziti, një nga themeluesit dhe komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pajaziti ishte ndër organizatorët e hershëm të rezistencës së armatosur kundër regjimit serb, duke luajtur rol të rëndësishëm në krijimin dhe organizimin e strukturave të para të UÇK-së, veçanërisht në rajonin e Llapit.

Më 31 janar 1997, ai ra në Pestovë të Vushtrrisë, së bashku me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

" "

Në vitin 2008, Zahir Pajaziti u shpall Hero i Kosovës, në nderim të veprimtarisë dhe sakrificës së tij.

Sot, në 64-vjetorin e lindjes, kujtohet jeta dhe veprimtaria e një prej figurave të rëndësishme të historisë së luftës së Kosovës.

sqShqip