Më datën 02.08.2026, rreth orës 22:30, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari A. Nuha (17 vjeç), nga fshati Bablak i komunës së Ferizajt, i cili ka dorëzuar një shumë parash dhe dokumente identifikimi të gjetura në rrugë në një portofol, në fshatin Lloshkobare, afër pikës së karburantit “Ibrahimi Petrol”.

Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, është identifikuar pronari i sendeve të humbura, K.S. (40 vjeç) nga Gjakova.
Në prani të zyrtarëve policorë, atij i janë kthyer paratë në vlerë prej 2,435 euro dhe 270 franga, si dhe dokumentet personale. Policia ka regjistruar një shënim zyrtar, transmeton Pa Censurë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj vlerëson lart veprimin e qytetarit A. Nuha, i cili me ndershmëri dhe përgjegjësi ka dorëzuar paratë dhe dokumentet e gjetura, duke dhënë një shembull të mirë të qytetarisë.

sqShqip