Gazetari Berat Buzhala ka reaguar lidhur me debatet e fundit për të ashtuquajturën “Lëvizja e Deçanit”, duke kërkuar që Prokuroria të hetojë organizatën dhe drejtuesit e saj për, siç tha ai, nxitje të urrejtjes fetare.

Sipas Buzhalës, çdo lëvizje, organizatë apo individ që ofendon fenë e një komuniteti duhet të përballet me ndjekje penale.

Reagimi i tij;

Cdo levizje, cdo organizate, cdo individ, qe ofendon religjionin e nje komuniteti duhet te ndiqet penalisht.

" "

Promovoje besimin tend, shko dere me dere, rrite sa te mundesh, ama jo duke nxitur urrejtje kunder pjesetareve te besimit tjeter.

E ashtuquajtura Levizje e Decanit e ka kalu vijen e kuqe, duke nxite urrejtje ndaj besimit islam.

Prandaj, prokuroria duhet me e hetu ate organizate dhe duhet me i hetu udheheqesit e saj.

Bollni mo me idiotesina.

Numri i katolikeve qe eshte shprengulur nga Kosova ne 50 vitet e fundit eshte shumeeeeeeee here me i madh se sa cfaredo konvertimi qe mund te ndodhe ne Kosove.

Kisha Katolike duhet me i rujte keta katolike qe kane mbete ne Kosove, e mos me i dhane kurrfare ishareti, kurrfare simpatie, kurrfare aleance, atyne qe po bejne propagande te ndyte, te paqendrueshme, kunder islamit dhe kunder myslimaneve te Kosoves.

Gjithashtu, besimtaret myslimane nuk kane arsye me u shqetesu se mos rastesisht 2 perqindshi po jau rrezikon fene. Thjeshte mos ju jepni rendesi. Injoroni.

Kaq sa i perket kesaj teme

sqShqip