Sot pata kënaqësinë të takohem me Shasime Osmanin, e cila së fundmi është zgjedhur deputete në Parlamentin Kantonal të Bernës, në Zvicër, njoftoi kryeministri Albin Kurti.
‘Ajo është një zë avokues për edukimin dhe drejtësinë sociale. Biseduam për arsimin, me theks sistemin dual të cilin po e aplikojmë edhe në Kosovë, për rëndësinë e barazisë dhe të fuqizimit të grave në politikë, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.
Mërgata jonë në këtë shtet mik, dhe jo vetëm, gjithnjë e më shumë po merr rol në institucione dhe po bëhet pjesë e vendimmarrjes’, njoftoi kryeministri Kurti.

