Regjistrohen 601 raste të reja me coronavirus në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë njofton se në në 24 orët e fundit janë kryer 4.501, ndërsa janë regjistruar 601 raste të reja me coronavirus.
Në Shkupi – 217, Manastiri – 68, Velesi – 34, Kavadari dhe Kumanova nga 31, Prilepi dhe Shtipi nga 28, Kriva Pallanka – 18, Koçani dhe Tetova nga 17, Gjevgjelia – 16, Dellçeva, Kërçova, Ohri dhe Radovishi nga 10, Berova-9, Negotino-8, Makedonska Kamenica dhe Resnja nga 5, Bogdanci, Vinica dhe Gostivari nga 4, Kratovë, Probishtip dhe Strumicë nga 3, Demir Hisar, Krushevë dhe Sveti Nikollë nga 2, Makedonski Brod dhe Struga nga 1.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 304 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 persona të vdekur: 2 të vdekur nga Shkupi (72 dhe 81), Kumanova (60 dhe 89) dhe Koçani (64 dhe 72), dhe nga një i vdekur nga Kavadari (78), Demir Hisari (75), Manastiri (68), Kriva Pallankë (58), Veles (73), Negotinë (45) dhe Vinicë (78).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 205.623, numri i të shëruarve është 190.570, numri i të vdekurve ka arritur në 7.217, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.836.