Puhiza Selimi, studente e shkëlqyer nga Presheva në Cyrih dhe kryetare e Shoqatës “Studenti”
Puhiza Selimi është studente e shkëlqyer nga Presheva në Cyrih, shkruan portali lideri.mk nga Shkupi. Njëkohësisht ajo është edhe kryetare e Shoqatës Studentore “Studenti” në qytetin më të madh helvetik.
Gjatë pushimeve në vendlindje ajo është mirëpritur nga kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
‘Diaspora jonë nuk është vetëm pjesë e historisë sonë, por edhe e së ardhmes.
Ishte kënaqësi të takoj Puhiza Selimin, Kryetare e Shoqatës Studentore “Studenti” në Cyrih.
Angazhimi i saj është shembull i një brezi që ndërton ura mes vendlindjes dhe botës, duke dëshmuar se diaspora jonë është një nga asetet më të çmuara të Preshevës, kq njoftuar kryetarja Sinani pas takimot duke shtuar se të rinj si Puhiza janë vlera që e forcojnë këtë aset dhe e përfaqësojnë Preshevën me dinjitet kudo që veprojnë.

