Shkëndija vazhdon ëndrrën evropiane. Kuqezinjtë mposhtën 3:1 NK Bravon në Tetovë dhe me rezultat të përgjithshëm 4:3 siguruan kualifikimin në raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.
Pas humbjes 2:1 në ndeshjen e parë, Shkëndija përmbysi gjithçka para tifozëve të saj. Autogoli i Jovan Manev, goli i Kryeziut dhe realizimi i Gjorgjievskit në minutën e 88-të vulosën fitoren e madhe të skuadrës tetovare.
Tashmë Shkëndija është vetëm dy raunde larg fazës së ligës në Conference League, ndërsa kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas shortit.

