Një qytetare e Shkupit, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur mirënjohje drejtuesit të autobusit numër 65 të JSP‑së, i cili, sipas saj, ka treguar qetësi të madhe dhe profesionalizëm gjatë motit të rëndë që dje goditi kryeqytetin.

Ajo rrëfen se autobusi është zënë nga stuhia pranë Bit‑Pazarit, kur era e fortë shpërndante pjesë fasadash drejt automjetit, ndërsa pemë binin në disa lokacione.

Sipas dëshmisë së saj, drejtuesi ka qëndruar i qetë dhe fillimisht i ka dërguar udhëtarët në vend të sigurt – në garazhin e Autokomandës. Pasi kushtet atmosferike u stabilizuan, ai vazhdoi me vozitjen dhe i çoi udhëtarët deri në destinacionet e tyre, në vend që t’i linte të gjendeshin vetë.

“Unë shpesh bëj shaka me JSP‑në, por në hall vërtet njihen trimat. Respekt i madh dhe mirënjohje e thellë për këtë njeri. Bota ka nevojë për më shumë profesionistë dhe njerëz me zemër si ky”, shkroi qytetarja në postimin e saj.

" "

Mesazhi i saj mori shpejt vëmendje në rrjetet sociale, ku shumë të tjerë iu bashkuan me lavdata për veprimin e drejtuesit dhe i shprehën falënderim për kujdesin ndaj sigurisë së udhëtarëve gjatë motit të keq. përcjell Zhurnal.mk .

sqShqip