Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me gjendjen e shpallur të krizës në Gostivar dhe se çfarë mekanizmash e ndihme institucionale do të ndërmarrë Qeveria, deklaroi:
„Sot në orën 12:30 do të kemi takimin e Komitetit Drejtues për Gjendje Krize dhe do të merren vendime. Është e rëndësishme që tani, pasi punët po merren përsipër ngadalë por sigurt nga ana e institucioneve shtetërore pas letargjisë që kishte komuna, të sigurojmë fillimisht ujë teknik, e më pas të sigurojmë edhe ujë për pije. Sa i përket pjesës tjetër, Prokuroria po vepron, të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë do të duhet të dëgjohen dhe normalisht të merren masa ndaj tyre. Janë identifikuar tashmë tre persona si të tillë. Me sa di unë, janë caktuar edhe masa të sigurimit. Kështu që institucionet, si asnjëherë më parë, kanë reaguar në kohën më të shpejtë të mundshme.“

