Shtiza 60-metërshe ku ishte vendosur flamuri shtetëror i Maqedonisë, e cila ndodhet në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare East Gate (ish-hoteli Continental), është rrëzuar sot pas stuhisë së fuqishme që goditi Shkupin pasdite.
Sipas informacioneve të para, konstruksioni i shtizës ka pësuar dëmtime, duke bërë që shtylla metalike të shembet në tokë.
Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet e shërbimeve kompetente për pastrimin e terrenit dhe sigurimin e zonës.
Në momentin e rrëzimit nuk janë raportuar persona të lënduar, por është shkaktuar dëm material.
"
"
Shkupi u përfshi pasditen e sotme nga një stuhi e fuqishme e shoqëruar me erëra që tejkaluan shpejtësinë prej **100 kilometrash në orë**.

