(Foto e krijuar me Chatgpt. Redaksia e portalit Lideri.mk jo çdo herë pajtohet
plotësisht me stilin dhe përmbajtjen e fotove të krijuara nga AI)

Politikani i gjithanshëm shfrytëzon çdo mundësi që i jepet për të qenë aktual para opinionit.
Këtë e ka bërë me sukses të theksuar çdo herë Ali Ahmeti. Ai ka shfrytëzuar çdo mundësi gjatë viteve për të qëndruar në qendër të vëmendjes, e pjesë e rëndësishme e imazhit të tij është edhe këndimi e vallëzimi nëpër dasma.

Me kalimin e kohës, shkaku i aftësive të theksuara si valltar dhe këngëtar, ai është bë një figurë dasmori “konsensual”. Për dallim nga fillimet politike, Ali Ahmeti kur është në dasma gjithnjë e më tepër po shikohet si figurë jashta politikës. Po vërehet se dasmorët, , qofshin me bindje pushtetare ose opozitare, thjeshtë kanë dëshirë të kenë mysafir në dasmën e tyre një këngëtar dhe valltar të rryer si Ali Ahmeti, pa përzier fare ndjenjat dhe preferencat e tyre politike.

Kurse Ahmetit kjo me siguri po i ndihmon ti kalon më lehtë ditët opozitare, që ndoshta nuk paraqesin ndonjë vështirësi të madhe për një politikan që gjatë kohë ishte në pushtet, përveç ndoshta kur sheh se si ata që deri dje e ngritnin në qiell me lavde si lider kombi, tani presin te dera e kundërshtarëve politikë, me shpresë se do tu jepet shansi që lavde të tilla të thurrin edhe për pushtetin e ri.

" "

Video në Link: https://www.facebook.com/share/r/18mPoUC7rF/

sqShqip