Ejup Berisha

Për helmimin e qytetarëve me ujë të ndotur, në Gostivarë zyrtarëve kompetentë komunalë atje, me sa duket sipas disa individëve, duhet t’u jepen lavdata e mirënjohje e jo të kërkohet përgjegjësi konkrete morale apo dhe juridike prej tyre. Ka ardhur koha që njerëzit për dëmet që i bëjnë të njejtët të shpërblehen e ata që kërkojnë përgjegjsi nga fajtorët dhe autorët keqbërës të njejtët në vend të këtyre ata të bartin përgjegjsi. E kamë një porosi
po ja atëherë ngritni nisma nëpër institucione shtetërore dhe publike për shpërblimin e keqbërësve. Mirnjohja për zyrtarët komunal në Gostivarë le të tingëllon kështu. Meqë kanë emëruar udhëheqës jokompetent dhe të paaftë
në Ndërmarrjen për ekonomi ujore disa individ përfaqsues të komunës për këto veprime le të marrin mirnjohje apo dhe dekoratë. Këto atyre le tu jepen për helmimin e 5000 mijë qytetarëve të Gostivarit me ujë të kontaminuar. Tash une them se këta duhet të japin llogari dhe përgjegjsi e disa tjerë thonë jo këta duhet të shpërblehen. Kush ka të drejtë unë apo të tjerët.
Në një shtet norml juridik me këtë rast autorët e helmimit duhet të japin përgjegjsi dhe të denohen e jo të shpërblehen. Vetëm këtu te ne dikush kërkon që mos tu kërkohet përgjegjsi keqbërësve që qytetarët atje në GV i çerasën me ujë të kontaminuar me bakterie..Pra vetëm në një shtet normal përgjegjësia institucionale do të funksiononte siç duhet, pas një rasti të tillë do të kishte hetime të plota, transparencë dhe llogaridhënie. Por kur mungon reagimi i institucional, krijohet përshtypja ironike se ata që kanë dështuar në mbrojtjen e shëndetit publik jo vetëm që nuk mbajnë përgjegjësi, por sikurse të njejtët meritojnë edhe mirënjohje.
Shëndeti i qytetarëve është detyrim themelor i çdo institucioni. Kur ai rrezikohet nga pakujdesia ose dështimet në menaxhimin e ujit të pijshëm, përgjegjësia duhet të jetë e qartë dhe të përcaktohet në bazë të fakteve dhe ligjit, jo të zëvendësohet me heshtje apo arsyetime banale.

sqShqip