Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi ndodheshin pranë kazermës ushtarake kur vunë re një grua që kishte humbur ndjenjat.

Pa hezituar, ata nisën menjëherë reanimimin kardiopulmonar dhe vazhduan t’i jepnin ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.

Reagimi i tyre rezultoi vendimtar për mbijetesën e gruas.

Për këtë akt guximi dhe profesionalizmi, tre ushtarët me origjinë shqiptare u dekoruan nga Ushtria Zvicerane.

" "

Historia e tyre u përshëndet si një shembull i vlerave dhe humanizmit të komunitetit shqiptar.

Një akt që u dha një shans të dytë për jetën.

sqShqip