Zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, sot zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Agjencionit Nacional për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Ana Mihajlova, me të cilën kanë diskutuar mundësitë për thellimin e bashkepunimit në zbatimin e programeve evropiane, me fokus të veçantë te Erasmus+.
“Biseduam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit të Agjencionit me fondacionet që veprojnë në fushën e arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe sportit, si dhe për krijimin e mundësive më të mëdha për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta.
Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Agjencionit Nacional në realizimin e programeve evropiane dhe shfrytëzimin sa më efektiv të fondeve IPA, në funksion të krijimit të më shumë mundësive për qytetarët dhe përshpejtimit të procesit të integrimit evropian”, njoftoi Sali pas takimit.

