Lajmet e reja

Franca do të mbyllë edhe 7 xhami

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, njoftoi se vendi i tij do të mbyllë shtatë xhami dhe shoqata të tjera deri në fund të këtij viti, të dyshuara për promovimin e “islamizmit radikal”. Darmanin gjithashtu përshëndeti vendimin për të mbyllur një xhami në qytetin Allonnes për gjashtë muaj me arsyetimin se ajo mbron “islamin radikal”.

Ai tha se u sekuestruan edhe llogaritë bankare të administratorëve të xhamisë, duke shtuar se 13 shoqata janë mbyllur në vend që kur presidenti Emmanuel Macron mori detyrën.

Duke vënë në dukje se 92 nga 2500 xhamitë në vend u mbyllën si rezultat i inspektimeve, Darmanin tha se që nga shtatori 2020, 36.000 të huajve u janë anuluar lejet e qëndrimit me arsyetimin se këta persona kërcënojnë rendin publik.