19 vjeçari shqiptar vdes pas një aksidenti në Itali
Një 19 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 afër Venecias.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, banonte në Arzignano. Mediat italiane raportojnë se drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një barrierë betoni. Ndonëse përplasja nuk ka qenë e fortë, 19 vjeçari ka pësuar lëndime të rënda.
Po ashtu bëhet e ditur se në makinë udhëtonin 5 persona, shokë me njëri-tjetrin, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë përgjumja e shoferit.