Kryeministri Hristijan Mickoski tha se gjatë ditës së sotme pritet të dorëzohen në Kuvend emrat e ministrave të rinj pas rikonstriuimit të qeverisë, përcjell TV21. “Po mblidhen biografitë, mendoj që sot, personi që është përgjegjës për çështje të kuadrove, sekretari për çështje të kuadrove në kabinetin tim, mendoj që gjatë ditës do t’i dorëzojë. Dje mendoj që edhe 2 mungonin, është formalitet”, tha mes tjerash Mickoski.

