Maqedonia do ta blejë ilaçin Molnopiravir, të vetmin kundër virusit
Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se do të blejë ilaçin Molnopiravir, i cili është ilaçi i vetëm kundër COVID-19.
Nga MSH thonë se janë në kontakte proaktive me prodhuesin e këtij ilaçi, kompaninë MSD, dhe për kohë të shkurtë do të fillojnë negociatat për blerjen e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ilaçi Molonopiravir është në formë tabletash dhe mund të merret nga të gjithë pacientët që janë pozitivë për Covid 19. Ilaçi jepet në pesë ditët e para pas diagnostikimit të virusit, dhe provat klinike të deritanishme tregojnë se shtrimi në spital me këtë ilaç zvogëlohet me 50%”.
“Ministria e Shëndetësisë thekson se ilaçi dhe vaksina kundër Covid-19 nuk mund të krahasohen. Vaksinat e koronavirusit parandalojnë komplikimet e rënda dhe shtrimin në spital ose vdekjen. Virusi Covid-19 ka mutacione dhe vaksinat janë më efektive në arritjen e imunitetit kolektiv për t’u mbrojtur kundër llojeve të reja të SarsCoV2”, thonë nga MSH.