Familjarët e Amelja Mesitit, 13 vjeç nga zona e Gramshit, kanë bërë apel publik për ndihmë pas zhdukjes së saj.

Sipas familjes, Amelja është larguar nga banesa më 2 të këtij muaji rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe që prej asaj dite nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e saj.

Rasti është denoncuar në Policinë e Gramshit, ndërsa deri tani nuk ka informacione mbi vendndodhjen e vajzës.

Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose që disponojnë informacion për lëvizjet e saj të kontaktojnë menjëherë familjen ose autoritetet.

Për çdo informacion kontaktoni në numrin: +355 69 308 4275

sqShqip